Politike
Monika Kryemadhi: Për Shqipërinë shkatërrova familjen, por shqiptarët s’i vlerësuan sakrificat e mia

Monika Kryemadhi, ka deklaruar se për Shqipërinë ka shkatërruar familjen e saj, por sipas saj, shqiptarët nuk e kanë vlerësuar.
E ftuar në emisionin “LOG.”, në News 24, Kryemadhi tha se sipas saj, ajo ka bërë makimumin për shqiptarët gjatë viteve të saj në politikë, por nëse ata sot presin nga ajo, një grua e divorcuar me tre fëmijë, kanë marrë fund.
“Nëse Shqipëria pret nga një grua e divorcuar me tre fëmijë, ka marrë fund. Shqipëria duhet të bëjë vetë veten”, tha ajo, ndërsa shtoi se “Shqiptarë kanë shansin të shkojnë të votojnë më 11 maj, që të ndryshojnë dhe të mos ngelen në dorën e një njeriu që i qyen çyryk”, referuar këtu kreministrit Edi Rama.
Po ashtu ajo tha se nuk i vjen keq për ish-bashkëshortin, Ilir Metën, por vetëm për tre fëmijët e saj.
Kryemadhi: Nuk më vjen keq për Ilir Metën por për fëmijët e mi, se po qe ai keq janë dhe fëmijët keq. Unë bëra për Shqipërinë shumë, shkatërrova familjen, kam lënë shumë gjëra pas dorës, pavarësisht se çfarë thonë njerëzit.
Luftova 20 vite me LRI dhe 15 vite me FRESH. Për politikanë të ri, është shumë e vështirë të ndërrosh stofin e qytetarisë.
Unë me timen kam bërë maksimumin, shqiptarët nuk e kanë vlerësuar, nuk e kanë vlerësuar as njerëzit e partisë sime që janë rritur me mua. Kur mendova unë për Shqipërinë, nuk duan të mendojnë shqiptarët për mua.
Vetëm në këtë këndvështrim, nëse Shqipëria pret nga një grua e divorcuar me tre fëmijë, ka marrë fund. Shqipëria duhet të bëjë vetë vetën.
Shqiptarë kanë shansin të shkojnë të votojnë më 11 maj, që të ndryshojnë dhe të mos ngelen në dorën e një njeriu që i qyen çyryk.

