Connect with us

Bota

Montgomery: Kurti është kërcënimi për paqen në Ballkan

Ish-ambasadori amerikan në Serbi, William Montgomery, tha se kërcënimi kryesor për paqen në Ballkan eshte kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Ai po ashtu eshte shprehur se shkrimet e CNN dhe New York Times, të cilat shprehnin një opinion kryesisht negativ për Serbinë, janë inkurajuar nga të gjithë ata që avokuan për Kosovën sepse e zhvendosi problemin nga sjellja e Kurtit dhe e drejtoi atë në Serbi.

Siç vlerëson ai, marrëdhëniet etnike në Kosovë dhe Bosnjë e Hercegovinë janë në thelb po aq të këqija tani sa ishin 30 vjet më parë.

“Ekziston një thënie e vjetër bullgare, “Kemi arritur në fund, por ende po gërmojmë”! Fatkeqësisht, kjo ilustron saktësisht qasjen e Perëndimit dhe ambasadorëve të tij të ndryshëm. BE i përmbahet qasjes së saj të “fuqisë së butë”, me sa duket ende duke besuar se anëtarësimi i mundshëm në BE, diku në shekullin e ardhshëm, do të çojë në përmbushjen e kërkesave të saj tani”, tha Montgomery teksa theksoi se kërcënimi kryesor për paqen në Ballkan tani është Kurti, I cili sipas Montgomery, dëshira më e madhe e Kryeministrit Kurti është që Serbia të provokohet aq sa të dërgojë një forcë ushtarake në Kosovë.

“Ndërsa BE dhe SHBA i shohin provokimet dhe e njohin rrezikun, ata duken të paralizuar dhe të paaftë për të bërë dicka për ta ndaluar atë. Kjo është një dobësi e dukshme e politikës së SHBA/BE. Rezultati është se Ballkani mbetet një zonë e paqëndrueshme me një potencial shumë të lartë për dhunë,” tha ish-ambasadori amerikan

 

Advertisement