Politike
Montimi i videos false të Ramës/ gazetari sulmon Berishën: E ka qëllim në vetvete shpifjen
Gazetari Flogert Muça, në një lidhje skype për një program televiziv u ndal tek imazhet e montuara nga opozita përmes inteligjencës artificiale, të marra nga një film i vjetër i Hollywodit ‘Njeriu me shenjë’ të cilave iu vendos një foto e Kryeministrit Rama.
Ai tha se Berisha e ka qëlim në vetvete shpifjen. Sipas tij, kreu i PD nuk ka fituar asnjë gjyq në rastet kur është akuzuar për shpifje.
“Doktori mesa duket i ka hipur në qejf kjo teknologjia, regjistron veten duke folur nga shtëpia dhe ka filluar që të bëjë edhe për kundërshtarin nga këto gjëra. Kanë marr një skemë filmi të Toni Monatanës dhe i kanë vënë fytyrën e Ramës dhe ajo është bërë virale, me sy të lirë nuk kuptohet nëse është montazh apo është e vërtetë.
Dhe u bë report dhe u vërtetua se ishte prodhim i inteligjencës artificiale. Edhe pse lajmi doli fake doktori thoshte prap ja kush na qeverisë ne. Ata i mendojnë njerëzit të trashë dhe thonë të hedhim ca të mundemi, kjo tregton dëshpërim të madh të tyre. Ai e ka qëllim në vetvete shpifjen, por ka humbur gjyqe për shpifje dhe s’ka fituar asnjë gjyq deri tani”, tha ai.
Teksa komentoi fjalimin që mbajti kryetari i PD Sali Berisha nga ambientet e shtëpisë së tij për mbledhjen e Kryesisë ditën e sotme, tha se Berisha nuk ka më frymëzim.
Gazetari u shpreh se në PD diskutohet se çfarë argumenti do të përdoret pas zgjedhjeve dhe jo se si mund të fitohen ato.
“Doktori nuk ka më energji, nuk ka më frymëzim, ai po fliste sikur zgjidhjet kishin mbaruar dhe sikur Rama i vodhi dhe tani duhet bërë revolucion. Duke parë mesazhin e tij politik kupton që nuk ka fare debat a mund të fitojmë zgjedhjet, aty flitet kush do të jetë argumenti ynë pas zgjedhjeve. Primaret janë hiri që u hidhet syve budallenjve, që aty do të vendosin demokratët kush do të jetë kandidatë, Rama, Berisha dhe Meta janë ata që vendosin se kush do të jetë deputet dhe pikë. Shihni doktorin nuk përcjell më asnjë lloj energjie dhe asnjë entuziazëm. Më dhimbset dhe ata që janë fëmijët e tij nuk duhet që ta lejojnë më në television”, tha ai.