Aktualitet
Mori 330 mijë lekë për tenderin, Apeli lë në fuqi 2.8 vite burg për ish-sekretaren e ministrisë së Shëndetësisë Joana Duro
Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi dënimin me 2 vite e 8 muaj burg për ish-sekretaren e ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro, nën akuzë për korrupsion lidhur me një procedurë tenderimi për supervizimin për rikonstruksionin e qendrave shëndetësore në Tiranë dhe Durrës.
Sipas SPAK, Joana Duro, mori ryshfet 330 mijë lekë për të favorizuar kompaninë ‘DRICONS’ për të fituar tenderin. Duro ndodhet në burg që prej 5 qershorit 2023, ndërsa akuzohet për veprën penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë”.
Apeli ka lënë në fuqi edhe dënimin me 8 muaj burg për biznesmenin Vladimir Topi dhe inxhinierin Sivli Shehu.