Connect with us

Kronike

Mori makinën me qera dhe nuk e ktheu, arrestohet i riu

Një 22-vjeçar ishte shpallur në kërkim për mashtrim, pasi i kishte marrë makinën me qira një personi dhe nuk ia kishte kthyer më.Policia kapi dhe arrestoi të riun nga Shkodra.

I riu i identifikuar E. S., 22 vjeç, banues në fshatin Dobraç, Shkodër, ishte shpallur në kërkim pasi i ka marrë me qira një makinë një personi, e pasi ka bërë vetëm një pjesë të pagesës është larguar dhe nuk e ka kthyer më makinën siç parashikohej në marrëveshje.

22-vjeçari është kapur nga policia ditën e sotme dhe është arrestuar.

Gjithashtu policia gjeti edhe automjetin që kishte marrë 22-vjeçari.Ndërsa materialet për këtë rast iu referuan Prokurorisë Shkodër.

Advertisement