Connect with us

Kronike

Mori pjesë në vrasjen e ish-policit Santiago Malko, jepet dënimi për Ilir Selamin

Apeli i GJKKO-së ka lënë në fuqi dënimin me 28 vite burg për Ilir Selmanin, i akuzuar vrasjen e Santiago Malkos. Selami e kishte ankimuar vendimin e datës 3 maj të Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar që e kishte dënua me 28 vite burg, por Apeli e rrëzoi.

Gjithashtu është dënuar me 7 vite burg, Elvis Gacaj, i akuzuar po ashtu si i përfshirë në vrasjen e ish-policit.

Prokuroria e Posaçme kishte kërkuar 32 vjet burgim në total për 2 të pandehurit. Një proces gjyqësor në mungesë vijon për dy vëllezërit Leonard dhe Erlis Duka, të konsideruar si porositës të ngjarjes dhe ndaj 4 personave të tjerë.

Hetimet për vrasjen treguan se motiv për ngjarjen e rëndë u bën përplasjet e grupeve kriminale në Tiranë. Ish-punonjësi i policisë, Santiago Malko, mik i Ervis Martinajt, u vra me dhjetë plumba në makinën e tij mbrëmjen e 27 gushtit të vitit 2019 pranë zonës së “Porcelanit” në Tiranë.

Advertisement