Connect with us

Aktualitet

Mori xhirot ditore të biznesit, arrestohet menaxheri i karburantit në Elbasan

ELBASAN– Një 55-vjeçar është arrestuar në qytetin e Elbasanit. Sipas Policisë,  i arrestuari ka vjedhur një shumë parash duke shpërdoruar detyrën si menaxher i 6 pikave për shitjen e karburantit.

Ai dyshohet se ka vjedhur rreth 5 400 000 lekë (xhirot ditore), duke shpërdoruar detyrën. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një shumë parash, që u gjet në ambientet e punës ku qëndronte ai.

Gjithashtu, vijon puna për kapjen e një 25-vjeçari, i cili dyshohet se i ka marrë një shumë parash të arrestuarit, me anë të mashtrimit. Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje në Elbasan.

Advertisement