Connect with us

Pinknews

“Mos bëni kalamaj se i mban plaka. Brez egoist” – Gazetarja shqiptare shkakton debate në rrjet

Së fundmi, Neda Balluku ka bërë një deklaratë që ka ngjallur shumë reagime në rrjetet sociale. Ajo u është drejtuar prindërve të rinj me një këtë mesazh:

“A ka mundësi të mos ia lini prindërve tuaj kalamajtë se ua nxitë jetën. Po ua merrni edhe ato pak vite që iu kanë ngelur për të jetuar sepse kanë vuajtur me prindërit e tyre, familjet e tyre, të gjithë të varfër, pa asnjë lloj mundësie.

U ka dalë shpirti t’iu rrisë ju tani duhet t’ua rrisë dhe kalamajtë e tu. Mbajini vetë kalamajt, çojini në çerdhe dhe shkolla”, shkruan ajo.

Po, shumë komentues kanë reaguar ndaj deklaratës së Neda Ballukut me pikëpamje të ndryshme dhe një nga argumentet më të përhapura është pikërisht ai që thekson se gjyshërit nuk janë thjesht “mbajtës” të përkohshëm të fëmijëve, por një ndihmë e madhe dhe një burim i madh dashurie, edhe për vete edhe për nipërit e mbesat.

Por një tjetër arsye që përmendet ne komente është se shumë familje varen ekonomikisht apo praktikisht nga ndihma e gjyshërve, sidomos në mungesë të çerdheve apo kujdestarëve të përballueshëm.

Asaj iu përgjigj dhe Sonila Meço.

“Mos u ngutni të gjykoni prindër që ua rrisin fëmijët gjyshërit. Sepse shumë nuk kanë zgjedhje tjetër në vendin ku jetojmë. Jo prej egoizmi, por pamundësie. Morali pa dhembshuri, ndonjëherë është privilegj me ton të lartë.

Por prindërit nuk janë bërë egoistë. Janë bërë të rraskapitur. Dhe është faji i një modeli që nuk e mbështet prindërimin, nuk investon tek fëmijët, nuk njeh barrën që mban familja shqiptare çdo ditë”, shkruan Sonila.

Advertisement