Connect with us

Aktualitet

“Mos dil natën vetëm”, si u kërcënua nga bandat drejtori i Policisë së Shkodrës

Eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço foli për atentatet që janë bërë ndaj efektivëve të policisë.

Gjithashtu ai u shpreh se drejtori i policisë së qarkut të Shkodrës është kërcënuar nga bandat, për shkak të goditjeve që i është bërë krimit në këtë zonë.

“Shkodra bën një diferencë shumë të madhe me një pjesën tjetër të vendit. Veriu është më i predispozuar që për shkak të disa eksponentëve që paratë t’i hedhë në fushatë.

Dhe kjo bëhet që persona në lidhje me krimin e organizuar të mos kenë më fuqi për të blerë vota. Drejtori i Policisë së qarkut të Shkodrës, para 3 javësh i thanë “natën mos dil vetëm”.

Ai merr kaq shumë kosto sa edhe kërcënohet, dhe kjo tregon që ai e ka ndarë mendjen dhe tregon që do të vendosë rregull. Kjo është “luftë”, doni më shumë se kjo. Tritolet që vendosen çfarë duhet më shumë”, tha ai në një intervistë

Advertisement