Connect with us

Lifestyle

Mos e Humbisni Mundësinë e një Dhurate të Veçantë – Zgjidhni një smartphone premium Samsung dhe merrni një orë inteligjente dhuratë

Me blerjen e një prej pajisjeve kryesore Samsung Galaxy, ju do të merrni një dhuratë Galaxy
Watch 46mm. Oferta është e vlefshme nga 22 tetori deri më 22 nëntor, ose derisa stoku të
mbarojë.
Teksa disa tashmë kanë përgatitur një listë blerjesh për dhurata për të dashurit e tyre, të
tjerët si çdo vit duket se kanë të njëjtat dyshime. Çfarë t'i dhurojmë prindërve, motrës,
vëllait, mikut apo të dashurit? Të gjithë duam që dhurata të jetë funksionale dhe e bukur,
dhe t’i sjellë një buzëqeshje fytyrës së personit që po ia dhurojmë.

Po sikur të kishit mundësinë të shpërblenit veten, por edhe një të afërm? Kjo është e
mundur falë promocionit të Samsung. Të gjithë përdoruesit privatë dhe të biznesit që blejnë
një nga pajisjet Samsung Galaxy në periudhën promovuese nga 22 Tetor deri më 22 Nëntor
2020, ose derisa stoku të mbarojë – Samsung S20 FE, S20, S20+, S20 Ultra, Note20, Note20
Ultra, Z Flip ose Z Fold2 nga shitësit e autorizuar të Samsung, do të marrin një Galaxy Watch
të bukur 46 mm si dhuratë. E përsosur, apo jo?

Përveçse keni një dhuratë të këndshme për të afërmin tuaj, ju gjithashtu do t'i inkurajoni ata
të kujdesen më mirë për veten dhe shëndetin e tyre. Galaxy Watch 46mm vjen me një ekran
AMOLED të rrumbullakët dhe një unazë aktive. Ekrani karakterizohet nga mprehtësia e
jashtëzakonshme, kontrasti, lexueshmëria në një kënd edhe jashtë, ndërsa unaza, përveç
navigimit, ka edhe një funksion mbrojtës dhe mbron ekranin nga goditjet. Avantazhi i kësaj
ore inteligjente është gjithashtu një bateri e fortë që mund të zgjasë deri në 4 ose 5 ditë me
një karikim të vetëm.

Zgjidhni smartphone-in tuaj ideal Samsung
Telefonat inteligjentë nga seritë Note dhe S njihen prej vitesh si pajisje që po shtyjnë kufijtë
e përvojës së përdoruesit për më mirë. Seria Note20 është ideale për përdoruesit e biznesit,
jeta e përditshme e të cilëve kërkon një smartphone të fuqishëm në të cilin me ndihmën e S
Pen ata mund të mbajnë shënime, të shkruajnë ide dhe të rrisin produktivitetin personal. Në
të kundërt, seria S20 është një zgjedhje e shkëlqyer për të gjithë llojet artistike urbane që
duan të shfrytëzojnë maksimalisht smartphone-in e tyre – kamera të fundit, opsione
multimediale për të shijuar përmbajtjet më shumë dhe më lehtë.
Këtë vit Samsung ka përgatitur risi të papara për të gjithë përdoruesit e smartphone-ve për
sa i përket dizajnit dhe shumëfunksionalitetit. Galaxy Z Flip karakterizohet nga dizajni i tij
kompakt si një pajisje moderne e palosshme me dimensione të vogla dhe qëndrueshmëri të
lartë, së bashku me të gjitha funksionet e tjera për t'i mbajtur përdoruesit gjithnjë në modë.
Galaxy Z Fold 2 është një smartphone që me të drejtë mban titullin si një nga produktet më
inovative të Samsung. Është një pajisje që përputhet në mënyrë të përkryer me përvojën e
një smartphone të palosshëm, me një ekran të jashtëm të madh, të gjerë dhe standard. Të
dy ekranet janë të përshtatshme për shikimin e pandërprerë të përmbajtjes dhe përdorimin

e aplikacioneve të preferuara. Kalimi nga një ekran në tjetrin është i mundur pa ndërprerë
shikimin e përmbajtjes së zgjedhur.
Përfitoni nga promocioni i veçantë deri më 22 nëntor 2020, ose derisa stoku të mbarojë. Blini një
nga pajisjet Galaxy dhe merrni një dhuratë të bukur Galaxy Watch 46 mm. Për më shumë
informacion, vizitoni http://www.samsung.com/al/offer/good-decision-promo/

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lifestyle

Pluhuri afrikan pritet të mbulojë Athinën dhe Kretën në Greqi

Autoritetet janë në alarm “të kuq” për shtatë ditët e ardhshme, pasi sipas parashikimeve të ekspertëve pritet të ketë një përqendrim të madh të pluhurit afrikan në atmosferë.

Nëse parashikimet vërtetohen, përqendrimi i pluhurit afrikan në atmosferë do të jetë veçanërisht i lartë dhe spitalet dhe autoritetet kompetente do të duhet të mobilizohen menjëherë, për grupet vulnerabël dhe qytetarët me probleme të frymëmarrjes.

Më konkretisht, nga dita e sotme, e premte, 17 maj, deri të enjten, 23 maj, pluhuri afrikan pritet të mbulojë vendin, ndërsa do të ketë edhe rritje të temperaturës.

Efektet do të intensifikohen gjatë fundjavës dhe do të zgjasin të paktën deri të enjten.

Deri më tani, ato pritet të tërhiqen gradualisht të premten.

Parashikimet tregojnë se zonat ku fenomeni do të jetë më intensiv janë Kreta dhe Athina.

Në këto dy zona pritet një përqendrim i lartë i pluhurit afrikan, por të dhënat e deritanishme nuk tregojnë se fenomeni do të ngjajë me pamjet e frikshme të ndodhura muajin e kaluar.

Efektet do të jenë më të dobëta në Peloponez, ndërsa Greqia e Veriut nuk duket të jetë prekur deri më tani.

Në të njëjtën kohë, në të njëjtat ditë merkuri do të rritet ndjeshëm dhe temperaturat do të lëvizin në kufijtë e valës së të nxehtit, por pa i tejkaluar ato.

Në Kretë temperaturat “do të arrijnë” deri në 35 gradë Celsius.

Harta tregon përqendrimet e vlerësuara të pluhurit pranë tokës për orët e mbrëmjes të së premtes 17/05 në të gjithë vendin, ndërsa grafikët e ngulitur paraqesin përqendrimet e pluhurit në lartësi në tre qytete të zgjedhura (Athinë, Kalamata, Heraklion).

Continue Reading

Lifestyle

Gjërat për të cilat njerëzit ju gjykojnë më së shumti

Shoqëria sot përballet me një varg problemesh sociale e një ndër to është edhe paragjykimi. Madje, njerëzit shkojnë aq larg, duke bërë gjykime edhe për gjërat më të vogla që ndoshta ju nuk u kushtoni fare rëndësi.

Ngjyra e rrobave

“Psychology Today”, thotë se njerëzit gjykojnë në bazë të ngjyrave të rrobave tuaja. Nëse ju visheni më shumë me ngjyrë të zezë do të thotë se jeni person më serioz dhe më artistik, ndërsa personat që preferojnë ngjyrat si e kuqja, cilësohen më energjik dhe më të hapur.

Kafshimi i thonjve

Nga anketa të ndryshme është vërtetuar se personat të cilët hanë thonjtë e tyre ose lëvizin këmbët gjatë qëndrimit ulur janë më të stresuar.

Këpucët

Njerëzit kanë shkuar deri tek ky element. Psikologët kanë treguar se këpucët luajnë një rol të rëndësishëm në përshtypjen që njeriu krijon tek të tjerët. Për shembull, lloji i këpucëve tregon moshën, pjekurinë, personalitetin, gjininë, nivelin intelektual e gjëra të tjera.

Mënyra si ju i shtrëngoni duart

Për këtë mund të kemi dëgjuar edhe më parë. Shtrëngimi i duarve mund të tregojë vendosmëri, fuqi dhe guxim apo në anën tjetër, dobësi, frikë dhe vetë-dyshim.

Shkrimi juaj

Personat të cilët shkruajnë me shkronja të vogla janë më të ndrojtur dhe më të rezervuar përkundër personave që shkruajnë me shkronja të mëdha që mendohet të jenë më të hapur.

Continue Reading

Lifestyle

16 Maj, Dita Ndërkombëtare e Dritës

Dita Ndërkombëtare e Dritës festohet çdo vit më 16 maj, në përvjetorin e funksionimit të parë të suksesshëm të lazerit, në vitin 1960 nga fizikani dhe inxhinieri, Theodore Maiman. Kjo ditë është një thirrje për të forcuar bashkëpunimin shkencor dhe për të shfrytëzuar potencialin e tij për të nxitur paqen dhe zhvillimin e qëndrueshëm, shkruajnë mediat e huaja.

Sipas UNESCO-s, Dita Ndërkombëtare e Dritës thekson rolin që luan drita në shkencë, kulturë dhe art, arsim dhe zhvillim të qëndrueshëm dhe në fusha të ndryshme si mjekësia, komunikimi dhe energjia.

Studimi i dritës ka çuar në burime alternative premtuese të energjisë, përparime mjekësore që shpëtojnë jetë përmes teknologjisë dhe trajtimet diagnostikuese, internetin me shpejtësi të dritës dhe shumë zbulime të tjera që kanë revolucionarizuar shoqërinë dhe kanë formësuar të kuptuarit tonë për universin.

Të fundit!

Këto teknologji u zhvilluan përmes shekujsh kërkimesh mbi vetitë e dritës, duke filluar me veprën kryesore të Ibn Al-Haytham, Kitab al-Manazir, “Libri i Optikës”, botuar në 1015 dhe duke përfshirë punën e Ajnshtajnit në fillim të shekullit të 20-të, e cila ndryshoi mënyrën se si mendojmë për kohën dhe dritën.

Pa dritë, planeti ynë do të ishte vetëm një vend i ftohtë dhe djerrë. Në të vërtetë, ku ka dritë, shpesh ka jetë me bollëk. Megjithatë, drita përfaqëson edhe më shumë për njerëzimin. Drita shkon dorë për dore me dijen; është një lente përmes së cilës mund të shihet dhe të kuptohet bota.

Continue Reading

Lifestyle

Kush tha se “epoka” e filmave romantikë ka mbaruar? Sugjerimet e Netflix

Kush tha se “epoka” e filmave romantikë ka mbaruar?  Viti 2024 është i mbushur me filma të tillë dhe këto sugjerime janë provat!

“Challengers”

“Love Lies Bleeding

“The Fall Guy”

“The Idea of You

“Música”

“Lisa Frankenstein”

“Mother of Bride”

“Turtles All the Way Down”

“The Bikeriders”

“Fly Me to the Moon”

“Twisters”

“It Ends With Us”

Continue Reading

Lifestyle

Studimi i ri: Niveli i vetmisë suaj varet sa i sinqertë jeni

Shumica prej nesh kanë të paktën 50 miq, ose të afërm që do të donin t’i ftonin në një ngjarje personale: si martesë, ditëlindje, pra një festë. Mirëpo, mos u shqetësoni nëse nuk mund të gjeni shumë miq për të festuar ditëlindjen tuaj

Nëse ju ndodh kjo gjë, mos mendoni se diçka nuk funksionon me ju. Kjo do të thotë se jeni një person me moral të lartë.

Mirëpo, ju a konsideroni veten një person me vlera të larta morale? Nëse përgjigjja është po, ka shumë gjasa që të jeni një person jo shumë popullor.

Shkencëtarët nga Universiteti i Washingtonit zbuluan se njerëzit me fokus moralin kanë tendencë të jenë më pak humorista. Dhe kjo është arsyeja pse të tjerët nuk i pëlqejnë shumë.

Studiuesit kryen 4 eksperimente për ta provuar këtë gjë. Gjatë provës së parë, zbuluan se njerëzit me vlera morale, nuk bënin shumë shaka që shkelnin vlerat e tyre.

Kjo ndodh sepse këta njerëz dyshojnë në etikën e tyre duke qeshur me një shaka të papërshtatshme. Dhe kjo provon se morali mbyt një ndjenjë të humorit.

Mirëpo, siç e dimë të gjithë, një shaka mund të jetë shumë e dobishme. Besohet se njerëzit me humor janë më inteligjent, zbavitës dhe miqësor.

Disa specialistë thonë se kjo është pika e parë e takimit për një miqësi. Për më tepër, humori mund të parashikojë suksesin e marrëdhënieve tuaja.

Në një seri shtesë eksperimentesh, studiuesit grumbulluan të dhëna për identitetin moral nga 70 punonjës. Më pas, kolegët e tyre vlerësuan ndjenjën e humorit të pjesëmarrësve dhe treguan sesa i pëlqyen ata, si dhe popullaritetin e tyre mes bashkëpunëtorëve të tjerë.

Rezultatet konfirmuan se punonjësit e fokusuar në moral u konsideruan më pak të këndshëm dhe më pak të popullarizuar në mesin e kolegëve të tyre.

Pra, nëse nuk ju pëlqen të bëni shumë shaka me miqtë tuaj, kjo do t’ju privojë paksa, pasi argëtimi është për shoqërinë!

Continue Reading
Advertisement

TRENDING