Connect with us

Lifestyle

Mos e injoroni gjakun në urinë, çfarë sëmundjesh paralajmëron

Gjaku në urinë mund të shkaktohet nga një sëmundje e thjeshtë për t’u trajtuar ose mund të jetë shenjë e disa sëmundjeve të rëndësishme, si kanceri i veshkave ose kanceri i fshikëzës.

Lidhur me këtë shqetësim, mjeku specialist i urologjisë Gokhan Koç shpjegom se çfarë duhet bërë nëse shihet gjak në urinë.

“Të shohësh gjak në urinë mund të shkaktohet nga një infeksion i thjeshtë i traktit urinar, zmadhimi i prostatës, gurët në veshka ose medikamente për hollimin e gjakut, ose mund të jetë një simptomë e disa sëmundjeve të rëndësishme si kanceri i veshkave ose kanceri i fshikëzës. Për këtë, pacienti që sheh gjak në urinë duhet patjetër të konsultohet me mjekun urolog”, tha mjeku.

Trajtimi i kancerit të fshikëzës dhe veshkave!

Mjeku shpjegon se pacientët që kanë problem me kancerin e fshikëzës trajtohet me operacion nëse nuk ka shkaktuar probleme në organe të tjera.

“Nëse tumori mbetet në shtresën sipërfaqësore të fshikëzës, trajtimi i mbyllur do të jetë i mjaftueshëm. Jepen disa medikamente për fshikëzën dhe pacienti monitorohet. Në disa pacientë, tumori mund të ketë përparuar në shtresat më të thella. Në një rast të tillë nuk është e mundur që pacienti të trajtohet me metodë të mbyllur. Mund të duhet të hiqet plotësisht fshikëza e pacientit dhe të bëhet një fshikëz e re nga zorrët e vogla. Faza e sëmundjes është gjithashtu e rëndësishme në kancerin e veshkave. Trajtimi i kancerit të veshkave zakonisht bëhet në mënyrë kirurgjikale nëse nuk ka metastazuar në organe të tjera të trupit. “Në operacion mund të hiqet e gjithë veshka ose mund të hiqet indi i tumorit, në varësi të vendndodhjes dhe strukturës së tumorit”, tha mjeku.

Mjeku po ashtu shpjegon edhe metodat e parandalimit të kancerit të fshikëzës dhe veshkave, ku citon: “Incidenca e kancerit të fshikëzës dhe veshkave është në rënie. Shkaku më i zakonshëm i kancerit të fshikëzës dhe veshkave është pirja e duhanit. Lënia e duhanit është mënyra e parë e parandalimit. Hipertensioni dhe obeziteti janë faktorë rreziku për tumoret e veshkave. Njerëzit që punojnë në industrinë e ngjyrave dhe tekstilit janë gjithashtu ndër grupet në rrezik për kancerin e fshikëzës. Sidomos personat e këtij grupi duhet të konsultohen me mjekun urolog nëse shohin gjak në urinë”, përfundoi mjeku.

Advertisement