Përplasje e ashpër mes kryetares së Kuvendit Elisa Spiropali dhe deputetit demokrat Flamur Noka në seancën e fundit në Kuvend për këtë legjislaturë.

Ndërkohë që Spiropali i dha fjalën deputetit Denis Deliu, Noka ka tentuar të flasë duke mbajtur të bllokuar foltoren.

Kjo ka bërë që tonet të ashpërsohen, dhe Spiropali t’a paralajmëron demokratin me përjashtim nga seanca për gjuhën e përdorur.

“Fjalën e ka zoti Deliu mos të të përjashtoj nga seanca për fjalorin. Kanë të drejtë të përgjigjen ata se nuk janë gurë varri që sa herë t’i fyeni të rrinë ulur. Ulu në vend të mos të të përjashtoj nga seanca. Mos guxo, dil përjashta dhe mos u sill sikur ke ardhur nga mali sot, dil nga seanca”, tha ajo.