Connect with us

Shkrime

Mos harroni kurrë, Vuçiç është luftënxitës, frymëzues i krimeve dhe përfitues i luftës

Nga Snezana Csongradin

Pas Kolegjiumit të zgjeruar të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm në kazermën Banjica 2, presidenti serb Aleksander Vuçic tha se Serbia dëshiron paqen dhe gjithmonë do ta dëshirojë dhe do ta mbrojë atë. Por, siç tha ai, për të qenë në gjendje të ruajmë paqen, duhet të kemi një ushtri mjaft të fortë për të penguar çdo armik të mundshëm.

Vucic eshte nje njeri që karrieren e tij politike e ka rraskapitese dhe luftënxitese, teksa dhe ka bere thirrje për vrasjen e kombeve të tjera gjatë viteve nëntëdhjetë, kur qindra mijëra njerëz vdiqën gjatë luftës më të përgjakshme në tokën evropiane, pas Luftës së Dytë Botërore, jo shumë kohë më parë. Sot ai është komandanti ynë suprem, i cili “kujdeset” për paqen dhe sigurinë tonë.

Kjo eshte një temë që nuk do të vjetërohet kurrë, do të jetë aktuale derisa presidenti i Serbisë të mos pendohet publikisht për urrejtjen dhe papërgjegjshmërinë që kishte në rolin e tij të qëllimshëm dhe të paguar si nxitës lufte dhe bashkëpunëtor i të dënuarit për kriminel lufte Vojisllav Sheshel. Është e pabesueshme që faktet e këtij lloji nuk dihen dhe që dikush në këtë vend ende i kundërshton ato, me gjithë fatkeqësinë.

Është e vështirë për t’u kuptuar. Eshtë e qartë, e gjitha kjo për shkak të manipulimit dhe uzurpimit të rëndë të çdo pjesëtari të komunitetit serb, te cilin regjimi i Vuçicit që e mban në varfëri të tmerrshme dhe frikë nga lufta se konfliktet do përsëriten. Histori keto me te cilat ai na tërhoqi zvarrë të gjithëve në të kaluarën, bashke me të dënuarin për kriminel lufte Vojisllav Sheshel.

Sa i sëmurë është ky një njeri që u rrit politikisht me Vojisllav Sheshelin, dhe më vonë luftoi për epërsi ndaj Tomislav Nikolicit, dukës çetnik të cilit ne ende e paguajmë per te bere një jetë luksoze në një vilë në Dedinje. Ai njeri na grabiti dhe nxiti luftë.

Njerëz, zgjohuni, ne te kundert, do të ketë përsëri luftë dhe turpi do na mbulojë.

Fëmijët nuk e mbajnë mend luften, ata shohin vetëm rrënim në vendin e tyre, kërkojnë një rrugë për të shpëtuar, ata nuk e dinë, ashtu si shumica e qytetarëve të Serbisë nuk e shohin dhe nuk e dinë se çfarë ka ndodhur, çfarë e shkaktoi mjerimin dhe vdekjen, çfarë ndodhi dhe çfarë po ndodh tani.

Nuk kanë kohë të marrin vesh, e as nuk kanë sesi, sepse Vuçici i shiti në skllavëri, na shiti të gjithëve, nga trupi dhe shëndeti e deri te mjedisi.

Skllevërit nuk kanë mundësi të informohen dhe të mposhtin forcën që u është imponuar. Deri në një moment. Ai moment nënkupton vuajtje më drastike akoma.

Serbia drejtohet nga diktatori Aleksander Vuçic, duart e të cilit janë të zhytura thelle në gjak.

Ai gjithmonë do na shesë pamundësisë së tij për të rezistuar, sepse sipas tij “të gjithë janë kundër Serbise” dhe ai është këtu, I zbritur nga qielli, për të shpëtuar gjoja atë që mund të shpëtohet.

Megjithatë, ai është organizatori dhe komandanti kryesor i të gjitha fatkeqësive që na ndjekin. Mos harroni kurrë – Aleksander Vuçic është luftënxitës, frymëzues i krimeve dhe përfitues i luftës. Edhe pse nuk shkruhet në biografinë e tij.

 

Advertisement