REAGIM
Mos i bëni fëmijët të vdekur të gjallë
Reagim nga NTV.AL
Fëmija lind filozof, bën pyetje, dëgjon, shikon gjithçka me kureshtje. Pastaj vjen i rrituri, prindi i tij që thotë: Ti nuk kupton, dëgjo çfarë të them se jam më i madh, hesht kur të flasin të rriturit, etj etj
Kështu fëmija bëhet një i rritur i vdekur. Ai nuk do të ketë më pyetje, kuriozitet, dëshirë, nuk do të dojë më të dijë arsyen e gjërave, nuk do të ëndërrojë t’i ndryshojë ato dhe nuk do të luftojë për një botë më të mirë. Sigurisht, ai do të hajë, do të punojë, do të krijojë familje, por brenda tij do të jetë i vdekur. Ai nuk do të ketë as ëndrra dhe as shpresa, domethënë, si shumica e njerëzve, ai do të jetë një individ që është përkulur nga jeta, që e kufizon veten te mbijetesa, që ka harruar ose ndoshta kurrë nuk e ka njohur bukurinë e luftës, përkushtimit, emocionin e të besuarit se gjërat mund të ndryshojnë.
Mos ua bëni këtë fëmijëve tuaj. Mos harroni se fëmijët mësojnë me imitim dhe shembulli është forma më e mirë e mësimdhënies. Ata nuk dinë çfarë të bëjnë me predikimet, fjalët e bukura. Mos u tregoni atyre se leximi është i rëndësishëm, por qëndro përballë tij me libër jo me smartphone.
Fikni televizorin. Tregoju atyre se çfarë është e bukur në këtë botë. Tregojuni për artin, poezinë e natyrës. Flisni me ta për ëndërrimtarët, idealistët, poetët, të gjithë ata individë që mund të jenë etiketuar si të çmendur, por në fund arritën vërtet të ndryshojnë botën. Ngjall habinë e tyre. Ushqejeni atë. Dija fillon nga habia, nga kureshtja. Dhe kujtojini atij se falë kulturës ai do të fitojë ndjeshmëri që të jetë i aftë për të dalluar të mirën nga e keqja, dashurinë nga urrejtja, pjesëmarrjen nga indiferenca.