Connect with us

Lifestyle

Mos i hiqni qimet nga hunda, rrezikoni këtë sëmundje

Qimet në hundë janë problemi i përditshëm i të gjithëve, si për femrat ashtu dhe për meshkujt

Këshillohen shumë metoda për heqjen e qimeve në hundë, por ju duhet të tregoheni të kujdesshëm.

Përveç infeksioneve që mund të merren nëse hiqen, qimet e hundës janë filtër për mikrobet e dëmshme që thithim me ajrin çdo ditë.

Heqja e tyre do të lejonte bakteret të hynin në trekëndëshin e rrezikshëm, zonën mes gojës dhe hundës ku kalon gjaku që shkon në tru.

Nëse bakteret grumbullohen aty mund të shkaktojnë infeksione të rënda, deri dhe në meningjit, kështu që priti nëse është e nevojshme, por mos i shkul ato qime.

Sigurisht që ka mënyra për t’i mbajtur qimet e hundës të rregullta pa i hequr ato plotësisht, duke përdorur teknika të shkurtimit dhe rrallimit. Prerëset elektrike dhe gërshërët speciale mund të jenë mënyra më e mirë për të mbajtur qimet e hundës që të dalin nga hunda, sipas ekspertëve në Healthline.

Healthline shprehet: “Në shumicën e rasteve, depilimi ose shkulja e qimeve në hundë nuk rekomandohet. Tërheqja e qimeve individuale mund të çojë në qime të rrënjosura dhe infeksion. Depilimi, veçanërisht, mund të dëmtojë lëkurën thellë brenda hundës”.

Advertisement