Kosova
Mos i shkelni syrin Serbisë Bushati: Kosova ndihmoi partnerët ndërkombëtarë
Ish-ministri shqiptar i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë në Ohër.
Ai me anë të një shkrimi në Facebook, ka thënë se Kosova ka dëshmuar vullnet për t’i nënshkruar dy dokumentet dhe se refuzimi i Serbisë për ta nënshkruar këtë marrëveshje nuk dëshmon përkushtim në këtë proces.
Sipas Bushatit, Kosova i ndihmoi partnerët ndërkombëtarë që “gabimisht mendojnë se përkëdheljet ndaj Serbisë nuk janë rruga e duhur e shkëputjes së saj nga Rusia”.
“Refuzimi i Serbisë për të nënshkruar nuk dëshmon përkushtim në proces. Krejt ndryshe u soll Kosova duke dëshmuar vullnetin e saj për të nënshkruar dhe duke ndihmuar edhe partnerët ndërkombëtar që gabimisht mendojnë se përkëdheljet ndaj Serbisë dhe jo rrethimi i saj nga histori suksesi, është rruga e shkëputjes së saj nga Rusia”, ka shkruar Bushati.
Ai shton se pas mbështetjes unanime të shteteve anëtare të BE-së dhe të SHBA-së, plani franko-gjerman zyrtarisht u transformua në një plan evropian.