Connect with us

Kosova

MOS KERKONI KOT/ Albin Kurti zotohet se…çfarë tha kryeministri për asociacionin

Kryeministri I Kosoves Albin Kurti kritikoi ashpër Bashkimin Europian. Gjatë një konference për shtyp, shefi i qeverisë tha se kryeministri nuk formon asociacione, por u takon komunave që ta bëjnë këtë. Ai gjithashtu sinjalizoi se nuk mund të ecet përpara në drejtim të normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë pa dorëzuar kryeterroristin Milan Radoiçiç dhe pa tërhequr letrën mohuese të paktit nga Beogradi.

“Asociacioni i imponuar nga lart dhe nga larg nuk është Asociacion. Ofrova të nënshkruaj draft statutin për Asociacionin disa herë por nuk pranuan. Tani kerkojne te nënshkruaj marrëveshjen bazike, pa dorëzuar te organet kompetente ne Kosove Kryeterroristin Milan Radoiçiç dhe pa e tërhequr letrën e ish kryeministres Ana Brnabiç. Mos e nxirrni qerren para kuajve” – deklaroi Kurti

Sipas tij, Kosova nuk ka asnjë faj për eskalimin e situatës në vitin 2023, pasi sic edhe deklaroi: Ishin ato banda kriminale e turma fashiste që lënduan policë, ushtarë të KFOR e gazetarë.

“Gjithë ajo çfarë ndodhi në veri vitin e kaluar tregon se burimi I destabilitetit vjen nga Serbia si shtet dhe jo nga serbët e Kosovës” – theksoi kryeministri, I cili duke folur per takimet pa rezultat mes kryenegociatoreve Bislimi e Petkovic, potencoi se deshtimi vjen si rezultat I Serbise.

“Ne kemi propozuar tre plane sekuencimi per marreveshjen bazike kurse Serbia asnjë. Ajo ka vendosur vetem kushtëzime. Po të përqendroheni në shkakun e dështimit, aty do të gjeni Serbinë” – deklaroi Albin Kurti

Advertisement