Connect with us

Lifestyle

Mos lejoni që romanca të përfundojë me muajin e mjaltit

Të gjithë çiftet e sapomartuara e presin me padurim muajin e mjaltit. Fatkeqësisht, ai nuk zgjat shumë.

Për shumë njerëz, muaji i mjaltë do të thotë një udhëtim i shpejtë në një vend ekzotik ku krijohen momente të ëmbla dhe romantike që zgjasin pafundësisht.

Sapo të mbarojnë muajin e mjaltit, çiftet  detyrohen t`i kthehen jetës së përditshme. Ndërkohë që mbyllen në zyrë ose merren me punët shtëpiake, romantizmi që ndezi jetën e tyre duket se tashmë zë vend në të kaluarën.

A nuk do të ishte mirë nëse do të ekzistonte një mënyrë për ta mbajtur shkëndijën romantike të gjallë edhe pas muajit të mjaltit?

Ja se çfarë duhet të bëni …

Befasitë bëjnë mrekulli

Një çift zbulon pëlqimet dhe mospëlqimet për njëri-tjetrin, qoftë ato fizike apo emocionale, gjatë muajit të mjaltit dhe kjo bëhet një çështje e paharrueshme për shkak të elementit të të papriturave.

Nuk duhet të mbështeteni vetëm në muajin e mjaltit për të befasuar partnerin tuaj.

Këshillë: Kur partneri juaj kthehet në shtëpi, bëjani me dije në copa të vogla letre se çka dëshironi të bëni atë natë. Mos harroni të fshehni këto letra në vende lehtësisht të arritshme.

Jepjani partnerit tuaj një mundësi për t`u përmalluar

Kjo mund t`ju duket befasi, por kur kaloni shumë kohë së bashku, mërzia mund të zhytet ngadalë në marrëdhënien tuaj. Mënyra e shkëlqyeshme për të sjellë romancën në jetën tuaj është duke planifikuar një udhëtim dyditor dhe duke e mbajtur komunikimin me partnerin tuaj në minimum. Pse? Për shkak se përvoja e takimit me një partner pas mungesës së tij për një ditë mund të jetë tejet romantike.

Organizoni udhëtime të shpejta në fundjavë

Ndryshimi i ajrit ose mjedisit mund të bëjë mrekulli jo vetëm për shëndetin, por edhe për emocionet tuaja. Por nuk është ide e realizueshme për të udhëtuar në vende ekzotike sa herë që dëshironi të rikrijoni magjinë e muajit të mjaltit tuaj. Megjithatë, gjithmonë ekziston një alternativë. Planifikoni që të shkoni në vende sa më të afërta gjatë fundjavave.

Takime të mbrëmjes

Nëse jeni një çift që punoni në vend që të ktheheni në shtëpi pas zyrës, planifikoni dalje gjatë mbrëmjes dhe takohuni në vendin tuaj të preferuar. Mund të planifikoni një takim romantik edhe në ballkonin tuaj ose dhomën tuaj të ndejës. Gjithçka që ju nevojitet janë disa qirinj, verë dhe ushqimi juaj i preferuar.

Advertisement