Lifestyle
Mos mbani kurrë një shishe uji në makinë
Ju që lëvizni gjithë kohës me makinë keni dhe më shumë mundësi që të mbani gjithmonë një shishe uji.
Gjëja e parë që bëni sidomos në ditët e nxehta është të merrni shishen e ujit sepse jeni të etur.
Sigurisht, një shishe uji që ka ndejtur në diell gjatë gjithë ditës nuk është prefekte për të shuar etjen pasi ai ujë duke ndejtur në nxehtësinë e makinës behët e ndënjur, transmeton living.al.
Por ka një arsye më të rrezikshme që të mos të lini më një shishe plastike në makinë. Mundet që ajo të marri flakë! Ashtu si një xham zmadhues, uji brenda përqendron dritën-dhe nxehtësinë e tij-në një vend. Pika në vendin ku rrezet janë të përqendruara mund të nxehet mjaftueshëm për të krijuar flakë.
Për të shmangur rrezikun e frikshëm të zjarrit, mbani shishen tuaj me ju në vend jashtë makinës. Nëse absolutisht duhet ta mbani atë brenda, fsheheni nën një vend që nuk e kap dielli.