Rajon
Mos na ndëshkoni sërish/ Vuçiç i tmerruar nga sanksionet amerikane: E morëm mesazhin
Sanksionet amerikane kanë tronditur seriozisht presidentin serb, Aleksandër Vuçiç. Këtë e konfirmoi vetë ai kur tha se e ka kuptuar tashmë mesazhin e qartë nga Shtetet e Bashkuara.
Vuçiç shtoi se nuk është gati të bëjë asnjë kompromis për industrinë e naftës NIS, shumica në pronësi të Rusisë.
“Faleminderit shumë, partnerë të dashur, për të gjitha këto që na bëni. Meqenëse jetojmë në një botë realiteti, jo drejtësie, është detyrë e imja të them se e kuptuam atë mesazh” – deklaroi Vucic i cili sërish vazhdoi me propagandën e tij se qytetarët në serbi do të kenë një dimër të vështirë dhe të ftohtë.
Ai gjithashtu la të kuptohet se Amerika mund t’i vendosë sanksione të tjera Serbisë.