Connect with us

Politike

Mos na trego përralla, o hajdut

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj ka reaguar pas deklaratës së kreut të qeverisë Edi Rama në lidhje me akuzat për projektin e Portit të Durrësit.

Alibeaj shkruan se përrallat me transformime të mëdha dhe investitorë strategjikë janë të njëjtat me ato që u thonë shqiptarëve për Inceneratorët.

“Përrallat me transformime të mëdha dhe investitorë strategjikë janë të njëjtat me ato që u thotë shqiptarëve për inceneratorët. 

Për gati 9 vjet Edi Rama u ka ofruar qytetarëve pallavra për investime ndërsa u ka vjedhur atyre pasurinë publike.

Ua ka vjedhur duke ua bërë dhuratë miqve dhe klientëve të tij. Projekti i portit të Durrësit është dështimi dhe grabitja e radhës së kësaj qeverie që veç largimit i duhet të japë llogari dhe për abuzimet pa fré me pasuritë e shqiptarëve”, shkruan ai.

Advertisement