Connect with us

Politike

“Mos ngatërroni Metën me Veliajn”/ Kryemadhi: Kreu i PL-së nuk flet me stafin e tij…

Pas paraqitjes në SPAK, në zbatim të masës së GJKKO ndaj saj, Monika Kryemadhi dha një prononcim për mediat.

E veshur me rroba lejla – ngjyrën e Partisë Socialiste – ajo tha se kjo ishte një zgjedhje e qëllimshme. “Kam dhe thonjtë me këtë ngjyrë. E kam bërë me përzgjedhje. Mavia ma ka vjedhur mua ngjyrën,” u shpreh Kryemadhi.

Gjatë deklaratës, ajo u pyet nëse para hyrjes në SPAK kishte qenë në komunikim me Ilir Metën, por e mohoi një gjë të tillë. “Po flisja me fëmijët e mi. Ju e dini shumë mirë që unë nuk komunikoj me zotin Meta,” tha ajo.

Kryemadhi gjithashtu bëri një krahasim me Erion Veliajn, duke theksuar se ndryshe nga ai, Meta nuk ka kontakte të vazhdueshme me stafin e tij.

“Mos e ngatërroni Metën me Veliajn, që flet çdo ditë me stafin e tij dhe madje u përgjigjet edhe komentuesve,” tha ajo.

Advertisement