Kosova
Mos prisni nga Gjermania/ Sarrazin: Nuk është vetëm Kosova në tavolinën diplomatike
Emisari gjerman Manuel Sarrazin, tha se ka kërkuar nga partnerët perendimore që ta mbështesin Kosovën për anëtarësim në Këshillin e Evropës
“Është e gabuar të thuhet se Gjermania e braktisi Kosovën në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës. Ne kemi lobuar dhe u kemi thënë partnerëve tanë që ta mbështesin Kosoven sepse kjo gje do të ndikojë në dialog. Për ne është e qartë dhe e rendesishme se duhet të shmangim dështimin e votimit”,- deklaroi Saracin dhe shtoi se mes Gjermanisë dhe Francës ka shumë çështje ne tryezen e diskutimeve dhe se nuk është vetëm Kosova.
“Nuk mund të presësh që Gjermania të bëjë punën diplomatike te Kosoves. Eshte vet Kosova qe duhet ta bëjë këtë”- theksoi emisari Sarrazin
Ne lidhje me sa me siper, Donika Emini, njohëse e çështjeve të sigurisë, ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës i është lënë Gjermanisë dhe Francës që në çfarëdo mënyre të bindin vendet e tjera.
Ajo shtoi gjithashtu se është shqetësuese që Kosova nuk mund të llogarisë ndihmë në vendet mike dhe partnerë strategjikë.
Kurse Sarrazin ka shtuar se Kosova nuk duhet të ankohet nëse humbet vrullin.
“Kthimi i tokës në Manastirin e Visoki Deçanit ka përfunduar me vonesë. Bëni gjërat në kohë për të ndryshuar situatën” – theksoi Manuel Sarrazin