Connect with us

Kosova

Mos u mbyll në gjykatë për krime lufte/ Janjiç tregon se si është shkruar…

“Pikëpamjet e Forumit për Marrëdhëniet Etnike për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës ishin një draft i mirë për shkrimin e marrëveshjes franko-gjermane, e cila u mbështet edhe nga Amerika dhe për të cilën u pajtua edhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçic dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në shkurt të vitit të kaluar” – keshtu deklaroi Dushan Janjic, themelues i Forumit për Marrëdhënie Etnike.

Megjithatë, ai parashikoi pë median serbe Danas, se përmbushja e këtij plani nuk është real, sepse është bërë premtimi për një të ardhme të bukur.

“Është diçka si Manifesti Komunist, ku njohja de facto ose de jure, e dekoruar perreth me gjëra të tjera, është vendosur të jetë rezultati perfundimtar i procesit”- deklaroi Janjiç duke theksuar: Në vend që të shmangnin të folurit për statusin perfunimtar, Perendimi e beri atë një rezultat të domosdoshëm. Si Karl Marksi dhe Engelsi te “Manifesti”, kur e vunë komunizmin si rezultat të domosdoshëm por që dështoi. Këtë e them jo vetëm për shkak të Vuçicit, por edhe për shkak të sjelljes absolutisht arrogante të Borellit, Lajçakut dhe bashkëpunëtorëve të tyre në Beograd dhe Bruksel, të cilët absolutisht nuk e shohin me rendesi interesin e normalizimit. Ideja më e rëndësishme, që të mos diskutojmë per dicka qe eshte per dike nje nyjë”.

Advertisement