Kosova
Mos u mërzit Jeff, të tillë jemi ne, mosmirënjohës/ Me shurrë apo pa shurrë, ke dështuar me Kurtin
Gazetari dhe analisti i njohur nga Kosova, Berat Buzhala ka shkruar se “me shurrë apo pa shurrë, ambasadori amerikan ka dështuar me Albin Kurtin” dhe sipas tij, faturën për këtë dështim nuk e paguajnë amerikanët, por e paguan populli i Kosoves
Buzhala shkruan se pavaresisht gjuhes aspak diplomatike te perdorur nga Hovenier, i merzitur tashme me Kryeministrin Kurti, ku I fundit eshte shfaqur ne publik i pa skuqur fare.
“Veç shkoni në Twitter ose kudo që poston ambasadori Hovenier, dhe do shihni se çfare komentojnë shqiptarët e Albin Kurtit. Gjuhën që ata përdorin kundër ambasadorit amerikan, kurrë nuk e kanë përdorur as ndaj Rusisë” – ka theksuar Buzhala duke shtruar pyetjen – Pse ka ndodhur dhe po ndodh e gjitha kjo?
Sipas tij, arsyeja eshte sepse qekurse Kurti fitoi zgjedhjet, SHBA I harroi apo I fshiu të gjitha kujtimet e këqija që kishte me Albin Kurtin në 20 e kusur vite njohje dhe komunikime.
“U harrua se ai kishte dale kunder gjithckaje qe thoshte e bente Amerika, e dilte ne protesta. Ate koha nga Kurti nje ambasadore u sulmua e per kete Kurti edhe u denoncua. Amerika, në vend se me t’i qëronte hesapet me kohë me këtë njeri, e lanë te rritej gjatë gjithë kohës, kur elita tjetër politike po komprometohej” – ka shkruar Buzhala duke theksuar: – “ Kur them “me i qëru hesapet”, them qe Kurtin duhej ta fusnin në listë të zezë që shkurt të vitit 2007, kur ai pati thirrur protestën kundër Pakos së Ahtisaarit. Ate kohe per Albinin nuk do të hidhërohej kurrkush, kurse ta shpallesh sot non grata, është pak problem”.
Gjithashtu duke shkruar se me Albin Kurtin nuk mund te ndertosh raporte te mira, mqs sipas Buzhales ai “nuk e ka asnjë shok në jetë”, dhe se kete ia kane treguar ata që kanë dalë prej Vetëvendosjes, Buzhala ka potencuar –
“Pra, i dashur ambasador, mos u mërzit. Nuk ke ç’bën. Kështu jemi ne.
Parimisht jemi të pashkollë, ose me shkollë por të pashkolluar, në masë të madhe jemi mosmirënjohës.
Fatkeqësisht Jeff, edhe në Ambasadën amerikane në Prishtinë, është shumë më i madh numri i njerëzve që më shumë i besojnë Albin Kurtit, sesa ty dhe Amerikës. Nuk është tamam që besojnë shumë Albinin, por se urrejnë ata që kanë qenë para Kurtit.
Ambasador, mere qetë, merre shtruar. Nuk është vetëm faji yt. Për pak harrova Jeff: Mos llogarit shumë besim as te Vjosa Osmani, se ajo nuk ka as guxim e as dije që të kryej ndonjë punë. Ajo veç do ta përfundojë mandatin duke u ankuar” – ka deklaruar Buzhala ne nje shkrim autorial të botuar ne ‘Nacionale’.