Connect with us

Politike

Mosbindja civile/ Meta falënderon qytetarët nga burgu: Në përballje pa kthim me Narko-shtetin

Nga burgu ku po mbahen nën arrest me urdhër politik, presidenti i PL, Ilir Meta ka reaguar pas protestës së qytetarëve në mbarë vendin, në atë që opozitarët e cilësojnë mosbindje civile ndaj narkoshtetit.

Përmes një reagimi në faqen zyrtare në Facebook, Meta shpreh falenderim dhe mirënjohjen e tij për qindra mijëra shqiptarë patriotë në mbarë vendin, në përballjen pa kthim kundër narkoshtetit.

‘Nuk ka forcë në botë të ndalë Uraganin e Lirisë, përmbyll mesazhine  tij drejtuar shqiptarëve, ish presidenti Meta.

‘Falenderim dhe mirënjohje të përzemërt për qindra mijëra shqiptarë patriotë në mbarë vendin që u ngritën në këmbë me guxim dhe me ndjenjë të fortë patriotike e kombëtare, në përballje pa kthim me Narkoshtetin për të marrë në dorë fatet e Shqipërisë.

Nuk ka forcë në botë të ndalë Uraganin e Lirisë! [🇦🇱]

Advertisement