Aktualitet
Mosbindja civile/ Sulo: Diplomatët kanë mbyllur sytë para fenomeneve të tmerrshme
Gazetari Arion Sulo, komentoi protestën e sotme të Partisë Demokratike, ku mijëra qytetarë u derdhën në mosbindje civile në 6 akset kryesore kombëtare.
Sulo theksoi se PD me anë të protestave po kërkon akses te ndërkombëtarët. Sipas tij, diplomatët kanë mbyllur sytë përballë fenomeneve të rënda zgjedhore që ndodhin në Shqipëri.
Sulo: Mosbindja civile nuk arrihet besoj pa ndihmën e ndërkombëtarëve. Ky aksion opozitar bëhet më tepër për ndërkombëtarët. Kjo, pasi ne mbajmë ndërkombëtarët për arbitër, që deri më sot kanë përkrahur kryeministrin. Mendoj se PD po kërkon akses te ndërkombëtarët me destabilizimin. Ndërkombëtarët kanë mbyllur sytë para fenomeneve të tmerrshme.
Bandat në zgjedhje kanë qenë e janë realitet. SPAK i ka parë blindat e Bajrave, që nën vëzhgimin e policisë, inspektonin qendrat e votimit dhe nuk e di a ka hetim a jo.