Bota
Moska akuzohet për rrëmbimin e shkencëtarit
Ukraina akuzon Rusinë për rrëmbimin e drejtorit të përgjithshëm të termocentralit bërthamor Zaporizhzhya.
Agjencia ukrainase “Energoatom” raportoi se ushtarë rusë kishin ndaluar makinën ku udhëtonte Igor Murashov, e kishin zbritur prej andej, I kishin lidhur sytë dhe e kishin marrë me vete, në drejtim ende të paditur.
“Ndalimi i tij (nga Rusia) rrezikon sigurinë e Ukrainës dhe termocentralit më të madh bërthamor në Evropë”, thuhet në një deklaratë të ‘Energoatom’
Nga ana tjetër, Rusia nuk e ka komentuar ende lajmin për rrëmbimin e shkencëtarit.
Termocentrali bërthamor i Zaporizhzhya u bombardua vazhdimisht pas fillimit të luftës. Teknikët ukrainas vazhduan të operojnë centralin bërthamor pasi trupat ruse morën kontrollin e tij. Reaktori i fundit operacional u mbyll në shtator për shkak të bombardimeve të vazhdueshme pranë zonës.