NTV
No Result
View All Result
26/01/2021 , 15:49
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
26/01/2021 , 15:49
NTV
No Result
View All Result
Home Bota

Moska nis vaksinimin masiv kundër COVID-19

Qeveria ruse ka miratuar përdorimin e vaksinës Sputnik V në fillim të gushtit, veprim ky që u kritikua nga ekspertët të cilët atëbotë thanë se kjo vaksinë ishte testuar vetëm në disa dhjetëra persona

by Cuci
05/12/2020 , 17:15
0 0
Moska nis vaksinimin masiv kundër COVID-19
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Moska ka nisur shpërndarjen e vaksinës Sputnik V në 70 klinika në mbarë qytetin, thanë autoritetet, duke bërë kështu imunizimin e parë masiv që Rusia kryen kundër sëmundjes COVID-19, që e shkakton koronavirusi.

Njoftimi i sotëm i task forcës së Moskës për koronavirusin, vjen pas kritikave se vaksina ruse ende nuk ka kryer studimet e avancuara që duhen për t’u siguruar se ajo është efektive dhe e sigurt sipas protokolleve të vendosura nga shkencëtarët.

Autoritetet ruse thanë se vaksina fillimisht do t’iu jepet punëtorëve shëndetësorë, mësuesve dhe punëtorëve socialë, sepse sipas autoriteteve, kjo kategori e shoqërisë është më e ekspozuar ndaj virusit.

Njerëzit që kanë sëmundje të ndryshme, gratë shtatzëna dhe personat që kanë pasur sëmundje të frymëmarrjes në dy javët e fundit, do të ndalohen që ta marrin vaksinën tash për thash. Mosha e personave që do të vaksinohen është kufizuar në 60 vjeç.

Kryetari i Moskës, Sergei Sobyanin tha se “në pesë orët e para, 5,000 njerëz janë paraqitur për ta marrë vaksinën”.

Qeveria thotë se vaksina Sputnik V do të jetë falas për të gjithë qytetarët rusë. Kjo vaksinë administrohet përmes dy dozave dhe doza e dytë e vaksinës pritet që t’iu jepet qytetarëve 21 ditë, pasi të kenë marrë dozën e parë.

Qeveria ruse ka miratuar përdorimin e vaksinës Sputnik V në fillim të gushtit, veprim ky që u kritikua nga ekspertët të cilët atëbotë thanë se kjo vaksinë ishte testuar vetëm në disa dhjetëra persona.

Presidenti rus, Vladimir Putin atëbotë tha se një ndër personat e parë që morën vaksinën ishte edhe njëra nga vajzat e tij.

Më 2 dhjetor, ministri rus i Shëndetësisë, Mikhail Murashko deklaroi se mbi 100,000 persona në Rusi kanë marrë dozë të vaksinës.

Rusia ka regjistruar numër të lartë të rasteve të reja me COVID-19 më 5 dhjetor, përkatësisht 28,782 raste. Numri i përgjithshëm i rasteve, që kur është paraqitur pandemia në këtë shtet është 2,431,731. Prej tyre, 42,684 pacientë kanë vdekur.

Related Posts

LAJM I FUNDIT – Sulm më thikë në Gjermani, shumë persona të plagosur
Bota

LAJM I FUNDIT – Sulm më thikë në Gjermani, shumë persona të plagosur

26/01/2021 , 14:45
Akuzat e Kinës: Virusi doli nga laboratoret ushtarake amerikane
Bota

Akuzat e Kinës: Virusi doli nga laboratoret ushtarake amerikane

26/01/2021 , 14:15
“Lironi shtretër për pacientët e tjerë” – Zbulohen mesazhet kërcënuese të Shefit të Urgjencës në Itali
Bota

“Lironi shtretër për pacientët e tjerë” – Zbulohen mesazhet kërcënuese të Shefit të Urgjencës në Itali

26/01/2021 , 12:06

Recent Posts

  • Tërmet në Shqipëri, lëkundet Durrësi dhe Laçi, lëkundjet ndjehen edhe në Tiranë
  • Shqipëri / Festivali Mbarëkombëtar i Teatrit Online
  • Harry Potter tani në televizion/ Projekti i HBO-së në fazën fillestare
  • Rama: Vaksina edhe nga AstraZeneca! Po komunikojmë me Pfizer! Për 10 ditë do kemi lajme
  • Detaji që ju shpëtoi! Zonja e parë e SHBA-së shkëlqeu me “Swarovski” në ceremoninë e inaugurimit të Biden!

Kategorite

  • Aktualitet (1,321)
  • Bota (1,436)
  • Ekonomi (212)
  • Foto lajm (11)
  • Horoskopi (97)
  • Kembimi valutor (20)
  • Kosove (209)
  • Kronike (368)
  • Kulture (49)
  • LAJMI I FUNDIT (63)
  • Lifestyle (497)
  • MEMORIE (21)
  • Moti (97)
  • OPINION (37)
  • Pinknews (743)
  • Politike (421)
  • Rajon (132)
  • REAGIM (86)
  • Shendeti (333)
  • Shkrime (11)
  • Shtypi Dites (28)
  • Sociale (67)
  • Sport (306)
  • Videonews (311)

Moti ne disa qytete

booked.net

Kembimi valutor

Exchange Rates

Statistikat e Covid-19

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

© 2020 NTV

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

Welcome Back!

OR

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

OR

Fill the forms below to register

*By registering into our website, you agree to the Terms & Conditions and Privacy Policy.
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

Ky website perdor cookies. Duke vazhduar ju pranoni perdorimin e tyre!