Connect with us

Bota

Moska sfidon Perëndimin me manovra të mëdha ushtarake

Moska sfidon Perëndimin me manovra të mëdha ushtarake së bashku me Kinën dhe Indinë

Kanë përfunduar stërvitjet e mëdha të përbashkëta ushtarake midis Rusisë, Indisë, Kinës, Bjellorusisë, Mongolisë dhe Taxhikistanit. Me një ton sfidues, Kremlini i tregon NATO-s aftësinë e saj për të bashkuar ato që tashmë mund të konsiderohen, ‘superfuqitë në zhvillim’. Manovrat u zhvilluan gjatë një jave në Rusinë e largët lindore.

Duke pasur parasysh situatën e rëndë ekonomike ndërkombëtare, Moska ka vendosur të forcojë lidhjet e saj të mbrojtjes me Kinën dhe të vazhdojë bashkëpunimin me Indinë dhe vendet e tjera pjesëmarrëse, të cilat janë gjithashtu klientë të mirë të industrisë ushtarake ruse. Mjafton ti hedhim një sy arsenalit të Kinës dhe Indisë për të parë se sa automjete ushtarake dhe detare janë konceptuar nga inxhinierët rusë ose po riprodhohen me licencë. Duhet thënë gjithashtu se për herë të parë Pekini ka dërguar përfaqësues të tre degëve të forcave të tij të armatosura për stërvitje me Rusinë, duke rritur kështu kapacitetin e ndërveprimit Moskë-Pekin në teatrin e luftës.

Prania e presidentit rus Vladimir Putin nëkomandën e manovrave nënvizon rëndësinë e stërvitjes. Teksa pushtimi rus i Ukrainës në shkurt u prit me dënime dhe sanksione të gjera nga komuniteti ndërkombëtar, Kina refuzoi të kritikonte veprimet e ushtrisë ruse dhe fajësoi Perëndimin se kishte provokuar Moskën. India gjithashtu ka refuzuar t’u përmbahet sanksioneve që SHBA dhe BE i kanë shkaktuar Putinit. Që këto stërvitje janë thjesht një “teatër” për t’i bërë njerëzit të besojnë se ushtria ruse është më e madhe dhe më e fuqishme se sa vlerëson NATO-ja, mbetet ende për t’u demonstruar. Në fakt, India dhe Kina nuk duken aspak të frikësuar nga politika e SHBA-së, e cila është rikthyer me shpejtësi në sfidën epokale kundër Moskës, e cila shpejt ka ngritur një “perde të hekurt” ekonomike.

Advertisement