Connect with us

Rajon

‘Mosmarrëveshja për…’/ Babë e bir të vrarë në Tetovë, ministri i Brendshëm maqedonas zbardh detajet

Ministri i Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut, Oliver Spasovski ka deklaruar se ngjarja e rëndë me dy viktima dhe dy të plagosur në Tetovë bëhet fjalë për një mosmarrëveshje për çështje pronash në familje.

Në një prononcim për mediet, Spasovski tha se policia po punon për zbardhjen e rastit.

“Për momentin punojnë kolegët në zbardhjen e këtij rasti. Bëhet fjalë për mosmarrëveshje për çështje pronësore në familje. Këto janë informatat e para që na dërguan kolegët nga terreni. Presim që së shpejti do të zbardhjet i tërë rasti dhe do kemi informacione të detajuara”, deklaroi Spasovski.

Hetimet në terren vazhdojnë ende, ndërsa informacionet e plota për vrasjen e dyfishtë që tronditi Çellopekun e Bërvenicës do të dihen gjatë ditës së nesërme.

Advertisement