Politike
Mospublikimi i rezultatit të votimit elektronik, Celibashi: Na i kërkoi vetë PD-ja, ja arsyeja

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, gjatë konferencës me gazetarët deklaroi se ishte kërkesë e Partisë Demokratike që rezultati i votimit elektronik në Vorë dhe në njësinë nr.19 në Tiranë, të mos publikohen direkt.
Demokratët kanë kërkuar që rezultati të publikohet nesër në mëngjes, për shkak që të mos ndikojë tek numëruesit dhe të mos spekullohet mbi rezultatin e përgjithshëm.
Celibashi: Sikurse e dini historinë e kësaj çështjeje. U dakordësua palët politike dhe votimin elektronik në njësinë 10 dhe në Vorë. Në kushtet e skepticizmit të një pjese të politikës për këtë proces. Kemi vlerësuar të përmbushim edhe kërkesën për shpalljen e rezultati të votimit në njësinë 10 dhe në Vorë pasi të ketë filluar procesi i tabulimit të rezultatit për QV dhe KZAZ ku është votuar në mënyrë manuale. Këtë rezultat do e kemi në mëngjes ditën e nesërme në orën 8 apo9.
Ishte kërkesë e PD dhe sipas PD dhe koalicionit qëllimi i këtij projekti pilot lidhej me rikonfirmimin sipas vlerësimit tim të integritetit të përdorimit të kësaj pajisje gjatë votimit. Pajisja elektronike e votimit dhe numërimit e transmeton menjëherë. Ajo çka është dashur të testohet, ka të bëjë me integritetin për procesin e votimit me këto pajisje. Dhe në kushtet kur lehtësisht mund të spekulohet për rezultatin që prodhon ky proces. Të garantojë integritetin e pjesës së madhe të votimit, ndryshe nga votimit elektronik kemi vonua transmetimin e rezultateve, operatorët teknikë që kanë asistuar këtë proces kanë printuar gabimisht jo, transmetimin e rezultatit në dy apo 3 qendra.

