Aktualitet
Mot i kthjellët, ja sa arrijnë temperaturat këtë të premte
Moti do të vijojë të jetë i kthjellët dhe me kushte të qëndrueshme atmosferike. Në zonat malore në pjesa e dytë e ditës do të jetë me vranësira të pakta.
Era do të fryjë nga kuadrati i Perëndimit me shpejtësi mesatare 1-8m/s, ndërsa në bregdet e lugina fiton shpejtësi deri 12m/s. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen: në zonat malore 20-34 °C, në zonat e ulëta 19-37 °C dhe në bregdet 25-37 °C.