Connect with us

Bota

Moti i keq, borë dhe temperatura ngrice në Europë

Moti i ftohtë ka kapluar Europën. Në Mbretërinë e Bashkuar temperaturat kanë shkuar deri në minus 10 gradë Celsius në disa zona, e pazakontë kjo në këtë periudhë të vitit.

Në Londër, bora dhe ngrica po shkaktojnë ndërprerje të qarkullimit. Një paralajmërim i verdhë është lëshuar për mot të ashpër në disa territore, duke përfshirë juglindjen dhe jugperëndimin e Anglisë dhe veriun e Skocisë.

Reshjet e dendura të borës që po prekin Poloninë janë shtrirë edhe në pjesën veriore të vendit duke shkaktuar probleme transporti, teksa policia ka raportuar për rritje të numrit të aksidenteve në trafik. Meteorologët parashikojnë gjatë ditës temperatura nga minus 10 deri minus15 gradë kurse natën deri edhe – 20 gradë.

Estonia është pushtuar nga stuhi dëbore që kanë përfshirë vendin që nga dita e shtunë, teksa dhe janë anuluar fluturimet dhe trafiku detar.

Në Bosnje dhe Kroaci, reshjet kanë fryrë lumenjtë të cilët, në disa zona, kanë përmbytur shtëpi dhe rrugë. Autoritetet kanë paralajmëruar banorët e zonave të prekura nga moti i keq që të jenë gati për tu evakuuar.

Advertisement