Connect with us

Aktualitet

Moti i keq në Gjirokastër, rrëshqitje dheu dhe mungesë energjie në disa zona

Gjirokastra është përfshirë këtë të shtunë nga reshje intesive shiu dhe erë e fortë.

Për shkak të erës së fortë në disa fshatra malorë të Qarkut Gjirokastër është dëmtuar rrjeti i shpërndarjes duke krijuar ndërprerje në furnizimin me energji. Stafet e OSSH po ndërhyjnë në terren për riparimin e defekteve.

Reshjet intesive kanë shkaktuar rrëshqitje dheu edhe në disa rrugë rurale ndërsa është ndërhyrë me mjete të rënda për largimin e dherave nga segmentet rrugore si dhe evitimin e problemeve për qarkullimin e mjeteve.

Advertisement