Aktualitet
Moti i keq, reshjet dëmtojnë urën në aksin Berat-Mallkastër
Reshjet me intensitet të lartë dhe vërshimi i lumit Gjanicë ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në Bashkinë e Mallakastrës.
Është shembur ura në fshatin Metoh, duke bllokuar lëvizjen e banorëve të zonës.
Kreu i Bashkisë Mallakastër, Qerim Ismailaj tha se është duke u punuar për te shmangur dëmtimin e mëtejshëm të urave përgjatë aksit Berat-Ballsh. Përpos infrastrukturës dëme ka dhe në bujqësi, ku janë përmbytur disa hektare.