Aktualitet
Moti i paqëndrueshëm, temperaturat maksimale arrijnë në…
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë nën ndikmin e kushteve të qëndrueshme atmosferike.
Në mesditë moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe vranësira. Në veri të vendit vranësirat do të pasohen nga reshje lokale shiu. Temperaturat maksimale do të shkojnë në 37 gradë.
Era do të fryjë në jug me shpejtësi mesatare 1-8 m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era fiton shpejtësi deri në 13m/s duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 2-3 ballë.
Temperaturat parashikohen në zonat malore 17 deri 32°C, në zonat e ulëta 19 deri 37°C dhe në zonat bregdetare 22 deri 36°C.