Kronike
Motrat shqiptare bien nga dritarja/ Ndërron jetë 31-vjeçarja, në gjendje të rëndë tjetra
Një ngjarje e rëndë është shënuar në lagjen Sampierdarena në Xhenova të Italisë.
Mëngjesin e sotëm, 7 janar, dy motra me origjinë shqiptare kanë rënë nga dritarja e banesës së tyre në katin e katërt të një pallati, ndërkohë që në atë kohë ndodheshin edhe 4 fëmijë. Raportohet se një 32 vjeçare ka ndërruar jetë, ndërsa motra e saj 34, vjeçe, ndodhet në spital në gjendje të rëndë.
Autoritetet italiane po hetojnë të gjitha hipotezat e mundshme për të zbardhur shkaqet e plota.
Sipas Rai news një nga dyshimet paraprake është se 31 vjeçarja mund të ketë kryer vetëvrasje, ndërsa tjetra ka shkuar që ta shpëtojë, por ka rënë dhe ajo.