Connect with us

Sport

Mourinho beson te forca e “zikaltërve”: Inter duhet të fitojë titullin me 20 pikë diferencë

“Debati” me teknikun e Monza, në përballjen e së dielës që sapo lam pas i ka kushtuar shumë teknikut Jose Mourinho, i cili pas daljes me kartonin e kuq, tashmë duhet të mungojë në sfidën e së dielës, kundër “zikaltërve” të Inter.

Të shumtë ishin ata tifozë, të cilët e kanë konsideruar këtë veprim, si me “dashje” veprimin e teknikut portugez, për evituar kështu një përballje me ekipin ku shkroi historinë në Itali, teksa kujtojmë se me “zikaltërit” plotësoi “tripletën” e famshme, në sezonin 2009-2010.

“Ata që e konsiderojnë një karton të kuq me dashje, janë idiotë. Unë kam bërë historinë tek Inter, por tani jam te Roma dhe dua të fitoj me Roma-n. Do të doja shumë të isha me djemtë në këtë përballje, aty pranë vijës, duke i udhëzuar, por u ndëshkova për një sjellje që e bëjnë shumë trajnerë dhe që ia kanë hedhur paq gjithmonë. Nuk e di a ishte një ndëshkim i drejtë”,- tha Mourinho.

Në prag të sfidës së Europa League me çekët e Slavia Prague, tekniku “luzitan” i “verdhekuqve” pranoi se do të jetë e vështirë përballja me “zikalëtrit”, për vetë forcën dhe organikën që kanë.

“Ne nuk e kemi luksin të lëmë lojtarët titullarë pushim në ndeshjen ndaj Slavia. Në fundjavë na pret një sfidë shumë e vështirë, përballë një Inter që për mendimin tim duhet të fitojë titullin kampion me 20 pikë diferencë nga vendi i dytë. Ka organikë shumë të fortë dhe alternativa pa fund, që do t’i ëndërronte çdo skuadër”,- u shpreh “strategu” portugez.

Advertisement