Connect with us

Sport

Mourinho i fiksuar me Gundogan, Fenerbahçe i ofron 20 milionë euro Barçës

Fenerbahçe do që ta ketë në ekip sezonin e ardhshëm mesfushorin e Barcelona-s, Ilkay Gundogan.Më saktë kjo është një dëshirë e trajnerit Jose Mourinho dhe klubi turk është i gatshëm që t’ja plotësojë, madje sipas raportimeve të medieve spanjolle Fenerbahçe ka ofruar 20 milionë euro për të blerë kartonin e 33-vjeçarit.

Duke pasur parasysh nevojën e klubit katalanas për të mbledhur sa më shumë para për të respektuar kufizimet e “Fair-Play Financiar” kjo lëvizje nuk duket dhe aq e pamundur.Gundogan nga ana tjetër ka marrëdhënie të tensionuara edhe me disa shokë të skuadrës dhe është dashur të ndërhyjnë presidenti Laporta dhe drejtori sportiv Deco për të shmangur “shkëndijat” në dhomat e zhveshjes.

Një ambient “toksik” që mund ta drejtojë mesfushorin për kalimin te Fenerbahçe, me klubin turk që është gati t’i ofrojë klubit katalanas 20 milionë euro.Megjithatë, drejtori sportiv Deco dhe presidenti Laporta do të donin të merrnin më shumë para, pasi për Gundogan ka oferta edhe nga Arabia Saudite që do të ishin të gatshëm të paguanin dyfishin e shumës së ofruar nga Fenerbahçe.

Advertisement