Një përplasje e dhunshme ka ndodhur në seancën e sotme plenare. Teksa Noka po fliste në Kuvend, Shehaj po rrinte përballë foltores. Kjo ka sjell acarimin e Nokës, i cili sulmoi Shehajn dhe i hodhi telefonin përtokë.

“Largohu se je bërë klouni i Erion Veliajt. Mu hiq qafe Agron. Mu hiq qafe se po flas. Nuk i bëj debate me ty,” tha Noka.

Pas përplasjes fizike, kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali ka ndërprerë seancën për pak minuta.

Një përplasje është regjistruar në Kuvend pak minuta më herët mes deputetit të PD-së, Flamur Noka dhe deputetit Agron Shehaj.

Ky i fundit prej më shumë se një ore kishte bllokuar foltoren e Kuvendit, duke penguar që deputetët e Kuvendit të mbajnë fjalën mbi projektligje. Noka e spostoi me forcë Shehajn nga foltorja, ndërsa e ka akuzuar se po përdoret nga socialistët.

“Je ushtar i Erion Veliajt. Përdoresh nga rilindja dhe Engjëll Agaçi“, tha Noka.