Connect with us

Shkrime

Mulliqi plas faktet: Burns përkrah Kurtin, opozita është ‘inatçore’

Shkrimi nga Skender Mulliqi

Drejtori i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës Amerikane (CIA) William Burns këtyre ditëve qendrojë në Sarajevë, Beograd dhe në Prishtinë.

Pati mendime të ndryshme rreth vizitës së Burns në rajon.Retorika separatiste të Millorad Dodikut, që shumë kohë për të hudhur poshtë Marrveshjen e Dejtonit për paqë në BH, dhe shqetësimi i administratës amerikane kan bërë që Burns të takohet më kreret më të lartë të BH-së dhe më Millorad Dodikun , I cili u përkulë para shefit të CIA-së duke dëklaruar së nuk është për shkëputje të Republika Serpska nga kjo republikë.

Ai mbeshteti fuqishem edhe një herë integritetin territorial dhe sovranitetin e B i H-në.Ardhja e kreut të CIA-s ka sjellë një klimë të re e të mire politike, për Ballkanin. Vizita e tij pastaj Beogradit dhe Prishtinës dhe takimi më krerët më të lartë të shtetit, për mendimin tim, lidhet ekskluzivisht me inkurajimin e forcave përparimtare që veprojnë në këto shtete , dhe kunder logjikës luftënxitëse të Vuqiqit, Dodikut dhe Mandiqit të Malit të Zi.Ardhja e tij sigurishtë ka të bëjë edhe më krimin e organizuar dhe terrorizmin .Burns dëklaroj së ende kan punë të pa përfunduar në Ballkan, përkatësishtë së serbët nuk janë të integruar në strukturat evroatlantike, duke lënë për tu nën kuptuar lidhjet që po i mbanë Vuqiq i Serbisë më Putinin e Rusisë , që të dyja këto shtete më logjikë agresore ndaj vendeve sovrane në Evropë dhe në rajon.

Qëllim i vizitës në Beograd sigurisht ka të bëjë që Serbia të largohet nga çdo ndikim i Kinës dhe Rusisë , lidhje këto mjaftë të forta dhe të strukturura të presidentit serb, më këto shtete të cilat pretëndojnë të shkaktojnë kaos më qëllim të kthimit të ndikimit të humbur nga Lufta e Ftoftë në Ballkanin Perëndimor.Dhe , ishte nevoja e madhe për një kujdes më shumë të vizitës të pa pritur të drejtorit të CIA-së, William Burns, së Ballkanin e presin ditë më të mira.

Në Prishtinë ashtu edhe në Sarajevë drejtori i CIA-s është pritur në mënyrë zyrtare. Në Beograd kishte një takim të formës fshehte më Vuqiqin, ku duket së Burns e bëri më dije Bogradin të heq dorë nga retorika luftënxitëse.Prishtina ishte destinacion e fundit e Burns dhe shumë domethënës dhe përkrahës ndaj Qeverisë, qe e verteton edhe takimi me Kurtin, e jo ashtu siq po mendon dhe interpreton opozita inatqore me nje pjese te opionisteve.Këto marifite është koha apo veq ka qenë moti, që opozita ti braktisë ,së në pyetje është e ardhmja e Kosovës, e kjo është në interesin e Kosovës si shtet, dhe është në interesin e të gjithë shqiptarëve në hapësirat ballkanike.

Burns, ka më shumë 33 vjet përvojë diplomatike. Ardhja në rajon është mbështetje për paqën dhe demokracisë dhe kunder të gjithë atyre që po kërcënojnë më luftë për përfitime territoriale në realizimin e idesë fashiste “ të gjithë serbët në një shtet”.

Kjo vizitë e Burns forcon aleancat properëndimore dhe amerikane në Ballkan , e sugurishtë së janë kunder aleancave të Serbinë, më Rusinë si kërcenuese e paqës edhe në këtë pjesë të botës. Vladimir Putin së bashku më serbin Aleksander Vuqiq më kamarrillat e tyre në BH , në Mal të Zi dhe në veriun e Kosovës, kan synime për pushtime të reja.Vizita në Beograd ishte këshillë dhe paralajmërim për Vuqiqin që të heq dorë nga kërcënimet dhe shanatazhet për trazira ndaj kombeve të tjerë në rajon.

Advertisement