Connect with us

Bota

“Mund të arrihet pavdekësia”/ Mikrofonat hapur kapin “mat” Putin dhe Xi Jinping, zbulohet biseda e çuditshme mes tyre

Teksa presidenti rus Vladimir Putin eci krah për krah me presidentin e Kinës Xi Jinping të mërkurën, një mikrofon i hapur i kapi ata duke diskutuar për transplantet e organeve dhe mundësinë që njerëzit të jetojnë deri në 150 vjet. Mikrofonat e hapur nxorrën zbuluar bisedën e cila tashmë është bërë virale në rrjetet sociale.

Momenti erdhi ndërsa Putin dhe Xi ecën me Kim Jong Un të Koresë së Veriut në krye të një delegacioni udhëheqësish të huaj për të parë një paradë ushtarake në Pekin që shënonte 80-vjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

Momenti u transmetua drejtpërdrejt nga transmetuesi shtetëror CCTV për media të tjera, duke përfshirë transmetuesin shtetëror të Kinës CGTN, AP dhe Reuters. Administrata e radios dhe televizionit të Kinës tha se mbulimi i ngjarjes nga CCTV u shikua 1.9 miliardë herë në internet dhe nga më shumë se 400 milionë në televizion

Ndërsa Putin dhe Xi ecnin drejt tribunës së Tiananmenit ku panë paradën me Kim, përkthyesi i Putinit mund të dëgjohej duke thënë në kinezisht: “Bioteknologjia është duke u zhvilluar vazhdimisht”.

Përkthyesi shtoi, pas një pasazhi të padëgjueshëm, “organet njerëzore mund të transplantohen vazhdimisht. Sa më gjatë të jetosh, aq më i ri bëhesh dhe (mund) madje të arrish pavdekësinë”.

Xi, i cili ishte jashtë kameras, dëgjohet duke u përgjigjur në gjuhën kineze: “Disa parashikojnë se në këtë shekull njerëzit mund të jetojnë deri në 150 vjeç”.

Kim po buzëqeshte dhe po shikonte në drejtim të Putinit dhe Xi-së, por nuk ishte e qartë nëse biseda po përkthehej për të. Putini nuk dëgjohet duke folur qartë në rusisht në klipin e kamerave të sigurisë. Ndërsa Xi filloi të fliste, videoja u ndërpre në një pamje të gjerë të Sheshit Tiananmen dhe audioja u zbeh.

Putin mbërriti në Kinë të dielën për të marrë pjesë në një samit të organizuar nga Pekini, ku morën pjesë më shumë se 20 udhëheqës të vendeve jo-perëndimore, përfshirë kryeministrin indian Narendra Modi.

Putin dhe Xi nënshkruan më shumë se 20 marrëveshje, duke filluar nga energjia deri te inteligjenca artificiale, dhe ranë dakord të ndërtojnë një tubacion të ri të madh gazi, pa njoftuar detaje kyçe mbi financimin ose çmimin e gazit që do të dërgohej në Kinë.

Advertisement