Connect with us

Pinknews

‘Mund të blesh dy këngëtarë…’/ Luizi në krah të Benet Becit, shpërthen Jul Deda

Luizi në krah të Benet Becit, shpërthen komediani i njohur: Me ato mund të blesh dy këngëtarë, por jo gjithë Shkodrën

Dalja e Luiz Ejllit në krah të kandidatit socialist për Bashkinë e Shkodrës, Benet Beci, ka sjellë reagime të shumta në rrjet.

Një ndër zërat më kritikë është ai i Juljan Dedës, i cili thekson se me para Benet Beci mund të blejë një ose dy këngëtarë, por jo gjithë Shkodrën.

Në postimin e tij Deda shkruan se pavarësisht të gjitha skenarëve që mund të kenë, socialistët duhet ta harrojnë fitoren në Shkodër, pasi shkodranët janë demokratë.

Postimi i Dedës:

Ka nje ligj te pa shkruar, qe eshte: Shkodra eshte “molla e ndalueme” per komunistet dhe per rrjedhoje edhe per socialistet. Lodheni kot, ne Shkoder nuk fitohet me legenlleqe pushteti.

Me ken shkodran asht titull. Nuk asht kollaj me e marr kete titull mor shoku Beno. Te qenit shkodran nuk e blen dot me lek pushteti. Me ato lek mund te blesh maksimumi dy kengetare, por jo Shkodren dhe shkodranet. Po ta them edhe nje sekret shoku Beno. Socialistet shkodrane, pak ti gervishtesh dalin demokrat, keshtu qe kot lodhesh.

Bardh Spahia, taksirat e ke me e fitu edhe nje here ate bashki dhe mos harro, pasi ta fitosh merre Benon, hype ne kala te Rozafes dhe tregoja pak Shkodren, pastaj zbrite poshte dhe nise per Tirane.

Advertisement