Aktualitet
‘Mund të jenë vrarë dhe hedhur në det’/ Vëllai i Sulovarit ngre dyshime të forta
Familjarët kanë dyshime se Fatmir Sulovari (Krasniqi) dhe Leonard Thodhori (Koçole) mund të jenë vrarë dhe trupat e tyre të jenë hedhur në det.
Gëzim Krasniqi, vëllai i 46-vjeçarit Fatmir Sulovari (Krasniqi) gjatë një emisioni televiziv tha se ata vetë nuk kanë patur asnjë konflikt kohët e fundit dhe se nuk e di kush fshihet pas kësaj ngjarje.
Ai tha se prej 15 ditësh, janë rreth 30-40 persona që kontrollojnë me imtësi zonën ku janë zhdukur dy 46-vjeçarët por ende nuk kanë rënë në gjurmët e tyre.
Mund të jenë hedhur në det, një mundësi është që të jenë hedhur në det, mundësia tjetër është të jenë hedhur në zonat rrotull, se dhe unë nuk i di mirë ato zona. Jemi mbi 30-40 veta që për 15 ditë kemi kontrolluar me imtësi çdo gjë, por s’kemi pasur mundësi më tepër. Kemi kontrolluar nëpër pyll, nëpër ferra, në këneta, në lumenj, kanale, të gjitha.