Connect with us

Horoskopi

Mundohuni të jeni më tolerantë dhe të pranoni gabimet tuaja

Dashi

Mundohuni te mos e ndërlikoni me dorën tuaj ne cit gjate kësaj dite sepse do vije një dite kur do pendoheni pafund. Lëreni tjetrin te shprehe lirshëm atë qe ndjen. Beqaret do jene te kujdesshëm dhe nuk do pranojnë çdo lloj ftese qe do iu behet. Ne planin financiar gjendja do përmirësohet papritur fale një shume parash qe do merrni nga një pune e përfunduar.

Demi

Dite dinamike dhe e zjarrte do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Mund te bëni edhe gjera te çmendura me atë qe keni ne krah dhe emocionet kane për te qene te fuqishme. Beqaret do realizojnë takime me te bukura nga sa kishin menduar dhe çdo gjë do ju ece për mrekulli. Sektorin e financave do e mbani nen kontroll ne çdo moment dhe nuk do ketë tronditje.

Binjaket

Dite e mistershme do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Jo çdo gjë do ece ashtu si e keni ëndërruar dhe shpesh nuk do dini çfarë hapash te hidhni. Beqaret jo vetëm qe do kenë takime, por mundet edhe te hedhin hapa te rëndësishme. Perspektivat financiare duken goxha te mira. Do i kryeni pa frike shpenzimet dhe do hiqni edhe para mënjanë.

Gaforrja

Dite e mbushur me momente te bukura do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do keni aspak debate dhe probleme me te. Beqaret nuk do e mbajnë gjithë kohës mendjen tek krijimi i një lidhjeje, por papritur do ju ndodhe diçka e jashtëzakonshme. Buxheti do jete me i mire se disa dite me pare, por jo aq sa për te kryer shpenzime kuturu.

Luani

Tregohuni sa me te arsyeshëm sot ju te dashuruarit dhe mos kërkoni nga partneri gjera qe ai nuk do mundet dot t’ua plotësojë. Beqaret sado qe te mundohen nuk do arrijnë dot ta gjejnë shpirtin e tyre binjak. As sot nuk është dita e tyre më me fat. Ne planin financiar do jete Plutoni ai qe do ju ndihmoje t’i kaloni te gjitha vështirësitë. Do jeni disi me te qete ne këtë sektor.

Virgjeresha

Dita e sotme do filloje mire, por ne mesdite mund te ndodhin disa mosmarrëveshje te vogla. Mundohuni te jeni me tolerante dhe t’i pranoni gabimet tuaja. Beqaret nuk do preferojnë ta ndryshojnë statusin e tyre, por njohje te reja do pranojnë te kenë. Për financat do jete një dite akoma me e favorshme se me pare. Mund te kryeni pa frike edhe disa investime.

Peshorja

Edhe pse nuk do ketë ndryshime shume te mëdha ne jetën tuaj ne çift sot, gjithësie atmosfera do vazhdoje te jete e qete. Shfrytëzojeni këtë rast për te folur qetësisht me partnerin. Beqareve nuk do ju mungojnë takimet, por prej tyre nuk do filloje kurrsesi një lidhje serioze. Buxheti do jete goxha i mire, prandaj mund te kryeni pa frike investime me te mëdha.

Akrepi

Dite e zakonshme do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do keni asnjë problem me partnerin tuaj, por nga ana tjetër asnjeri nuk do ketë nerva për te bere surpriza. Beqaret do bëjnë mire t’ia lënë çdo gjë kohës, pasi nëse nxitohen mund te bëjnë gabime. Financat do jene te paqëndrueshme gjate gjithë kohës. Nuk do arrini dot te kryeni as shpenzimet me te domosdoshme.

Shigjetari

Nëse jeni ne një lidhje, kjo e sotmja ka për te qene një dite e kënaqshme edhe pse jo me emocione aq te forta sa kishit ëndërruar. Beqaret duhet te tregohen sa me te kujdesshëm qe te munden sepse do ketë disa persona qe do mundohen t’i joshin e me pas do i lëndojnë. Ne planin financiar situata do filloje te përmirësohet pak nga pak. Beni edhe pak durim para se te investoni.

Bricjapi

Sot do jeni gjate gjithë kohës ne dispozicion te njeritjetrit ju te dashuruarit dhe marrëdhënia me partnerin ka për te qene e jashtëzakonshme. Do i lejoni vetes edhe ndonjë çmenduri te vogël. Beqaret do joshin pafund, por ende nuk ka ardhur momenti për te filluar një lidhje. Ne planin financiar do vazhdoje te mbizotërojë ekuilibri. Perspektivat duken goxha te mira.

Ujori

Marrëdhënia juaj me partnerin ka për te qene shume e trazuar sot. Ne disa momente mund ta mendoni edhe ndarjen, por nuk do arrini ta hidhni dot këtë hap. Beqaret nga ana tjetër do flirtojnë ne çdo moment, por nuk do mundin dot te fillojnë një lidhje. Duhet te presin edhe pak kohe. Buxheti nuk do jete i keq, megjithatë duket te tregoheni ende te kujdesshëm me shpenzimet derisa situata te përmirësohet me tepër.

Peshqit

Lëreni zemrën tuaj ne flasë gjate kësaj dite dhe mos ua vini veshin për asnjë moment atyre qe do thonë te tjerët. Mbrëmja ka për te qene me e këndshme dhe me emocionuese. Beqaret duhet te jene te kujdesshëm me personat qe do i joshin. Te ardhurat do jene disi te paqëndrueshme. Mundohuni te riorganizoni buxhetin ne tërësi.

Advertisement