Por në duelin e sotëm ndaj Ukrainës, ka qenë pikërisht Hysaj ai i cili është graduar përsëri me shiritin në krah për të udhëhequr skuadrën në fushën e lojës

Kjo zgjedhje është ndikuar edhe nga mungesat e Gjimshitit dhe Berishës, të cilët janë dy kapitenët e parë të skuadrës të zgjedhur nga Silvinjo dhe grupi kuqezi. Hysaj dhe Abrashi janë dy kapitenët e tjerë të ekipit, ndërsa në rast të mungesave të kësaj katërsheje, do të jetë në dorën e trajnerit të vendosë se kush do të mbajë shiritin.