Kosova
Muri i heshtjes për gjoja rrahjen e deputetit Goran Rakiç: Kush nuk di asgjë?
Teksa mediat e Prishtinës njoftuan të dielën se deputeti dhe ish-kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, është rrahur para shtëpisë së tij në pjesën veriore të Mitrovicës, as ish-partia e tij dhe as ajo e tanishme serbe, Partia Progresive, si dhe as institucionet kompetente serbe dhe kosovare nuk kane dhene detaje.
Sipas mediave të lartpërmendura, ngjarja dyshohet se ka ndodhur para banesës së tij, ku besohet se disa personat e kanë sulmuar dhe me atë rast ka pësuar lëndime në kokë dhe në dorë.
Po sipas mediave thuhet se Rakiq është sulmuar me urdhër të Milan Radoiçiqit, i akuzuar për organizim e sulmit të armatosur ne Banjske dhe kanë publikuar edhe emrin e autorit të dyshuar, i cili përmes një avokati ka mohuar spekulimet.
Pra, një media, duke iu referuar burimeve të saj jozyrtare, i ka të gjitha “informacionet” për sulmin ndaj ketij politikani, i cili në të kaluarën ka mbajtur poste të larta në sistemin e Kosovës, ndërsa tani është deputet i Serbisë.
Zëvendës komandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani, tha për median serbe Danas se rasti i gjoja rrahjes së Rakiqit nuk ekziston. Ai po ashtu ka përmendur se nuk ka asnjë raport për sulmin ndaj ish-kryetarit të Listës Serbe dhe se nuk mund ta komentojnë këtë pasi nuk ka asnjë informacion.
Po ashtu eshte pyetur edhe Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë, por edhe nga ata eshte kthyer pergjigje se “rasti nuk është raportuar në polici”.
Po çfarë thonë kolegët e parties se Rakiç? Duket se as ata nuk kanë informacion për sulmin.
Kujtojmë se Rakiq në të kaluarën ka qenë kryetar i Listës Serbe, para së cilës ka qenë kryetar i Mitrovicës së Veriut, por edhe ministër për komunitete dhe kthim. Pas largimit të serbëve nga institucionet e Kosovës në veri të Kosovës, Rakiq së bashku me deputetët e partisë së tij dhanë dorëheqje nga posti i ministrit.