Politike
Murrizi: S’më plas për asnjë zagar, më morën “opingat” Rama, Dumani, dhe Blinken
Ish-deputeti Myslym Murrizi dhe gazetari Milaim Zeka, u përplasën në studion e “Top Talk” gjatë analizës së agjendës së sekretarit amerikan Antony Blinken në Tiranë.
Zeka e cilësoi si herën e parë që një sekretar Shteti amerikan do të takojë një kryeprokuror të drejtësisë, në këtë rast Altin Dumanin, kreun e SPAK. Sipas Murrizit, Blinken nuk ka pse ta takojë Dumanin, pasi sipas tij mund të takonte ministrin e Drejtësisë.
Një ndërhyrje e Zekës, i cili tha se SPAK nuk është në dorën e kryeministrit Edi Rama, sepse nëse do të ishte, Murrizi do të ishte në pranga, “ndezi gjakrat”, me këtë të fundit, i cili tha nuk kanë asnjë arsye përse ta arrestojnë dhe nëse kjo ndodh, do të thotë që këtë prokurori e kontrollon Rama.
Zeka: Sekretari i Shtetit të takohet me një kryeprokuror, kjo nuk ka ndodhur kurrë në historinë e asnjë vizite, jo vetëm në Shqipëri po të asnjë vendi tjetër në botës.
Zeka: Nuk e përcakton ti protokollin e sekretarit, nuk e bëjmë dot as unë as ti. Mesazhi që ai sjell është i rëndësishëm. Ai po e takon kryeprokurorin sepse nuk ka besim as te krahu socialist në raport me drejtësinë. Le të lihet kjo propagandë që Edi Rama ka në dorë SPAK-un, se ta kishte në dorë të kishte arrestuar ty të parin
Zeka: Në Shqipëri nuk arrestohet krimineli, hajduti, në Shqipëri arrestohet kundërshari politik.
Murrizi: Atëherë jemi në diktaturë pra.
Zeka: Më me dëshirë Edi Rama të arreston ty, sesa plot kriminelë.
Murrizi: Nëse arrestimet i bën Rama, atëherë Prokurorinë e kontrollon Rama.
Zeka: Nuk e ka nën kontroll
Murrizi: Për arrestim politik nuk më plas fare..