Lifestyle
Musk tani kërkon para nga përdoruesit e Twitter-it
Përdoruesit e Twitter që kanë shpenzuar vite duke gjeneruar audiencën e tyre dhe kanë arritur verifikimin e shumëpritur të llogarisë së tyre nga platforma, tani do të duhet të hapin portofolin e tyre nëse duan të mbajnë atë distinktiv.
Verifikimi në Twitter, deri më tani, u jepet personazheve publike, institucioneve, kompanive ose atyre që kanë një numër të mirë ndjekësish dhe janë me rëndësi shoqërore. Dhe nuk ka asnjë kosto.
Por sipas një raporti të fundit, tashmë që Elon Musk është pronar i saj, i gjithë procesi i verifikimit do të rinovohet dhe, më e keqja, ata që e kanë tashmë do të duhet të paguajnë 20 dollarë në muaj nëse duan ta mbajnë.
“I gjithë procesi i verifikimit është duke u rinovuar tani,” shkroi Musk në Twitter të dielën. Sipas raportit, kompania dëshiron të rrisë abonimin e saj premium opsional – të quajtur Twitter Blue – nga 4,99 dollarë në 19,99 dollarë në muaj.
Në këmbim, Twitter do të shtojë më shumë veçori, duke përfshirë verifikimin, për ta rritur abonimin e tij në atë që dëshiron të tarifojë. Por ata që duan ta bëjnë këtë, d.m.th., përdoruesit aktualë të verifikuar kanë 90 ditë për t’u abonuar në Twitter-in e ri Blue pas fillimit të tij ose do të humbasin verifikimin.